Betohen edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq e kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq

E publikuar: 05/12/2025 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është betuar edhe kryetari i ri i Leposaviqit nga Lista Srpska, Zoran Todiq.

Betimet e kryetarëve të komunave veriore u bë duke u respektuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, është betuar edhe kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Srpska, Dragisha Milloviq, në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Pas betimi, ai ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.