Sot 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes janë betuar se pas trajnimit të tyre prej 11 javësh do të shërbejnë Kosovës për dy vjet në kuadër të programit arsimor, si mësues të gjuhës angleze.
Këta 35 vullnetar do të shërbejnë në shkollat fillore ku do tu ndihmojnë mësuesve të Shtimes, Rahovecit Suharekës e vendeve të tjera të Kosovës.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili u shpreh mjaft i kënaqur për këtë shkëmbim përvojash mes qytetarëve amerikan dhe atyre kosovarë.
”Korpusi i Paqes paraqet përpjekjen e Amerikës për paqe në botë. Qëllimi është që të ndihmojmë popujt ku shërbejmë, ti njohim ata si dhe popujt të din për Amerikën, kjo praktikë ka nisur nga presidenti Kennedy në vitin 1961,” tha ai.
Ai tregoi se në ambasadën e tij kanë disa përfaqësues të Korpusit të Paqes, dhe jeta e tyre ka ndryshuar në këtë shërbim.
Gjithashtu ai ka shprehur mirënjohje familjeve që kanë qenë mikpritës të këtyre vullnetarëve.
I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Arsim Bajrami, i cili ka uruar 35 vullnetarët duke iu uruar mirëseardhje në Kosovë ju dëshiroj edhe sukses në punën e tyre 2 vjeçare.
Duke e konsideruar këtë mision si mision të rëndësishëm të përhapjes së paqes
”Prania e juaj në Kosovë neve na nderon, është një forcim i miqësisë të Kosovës me Amerikën, dhe është një mundësi shumë e mirë që fëmijëve tanë, mësuesve tanë, të ju tregojmë se të jetosh në diversitet është përparësi”, tha ai, raporton “Zeri.info”.
Gjithashtu ai tha se nëse Bajrami vazhdon të jetë ministër i arsimit do u ofroj kontrata të përhershme pune si mësues të anglishtes vullnetarëve.
Në anën tjetër të lumtur për këtë përvojë të re që po nisin vullnetarët kanë shprehur fjalët e tyre falënderuese për familjet nikoqire dhe organizuesit e këtij evenimenti.
”Kur doja të bëja diçka babi im në Kosovë më thoshte jo vetëm sepse bashkë është më mirë. Kur doja të pija kafe, thoshte bashkë është më mirë. Ne këtu jemi amerikanë, por jetojmë bashkë me komunitetin dhe familjet kosovare. Amerika dhe Kosova bashkë, sepse babi im ka të drejtë, sepse bashkë është më mirë”, ka thënë Maxwell Gruber, vullnetare.
Kjo iniciativë nga këta të rinj amerikan ka filluar tash e 3 vite, por themeluesi i këtij Korpusi të Paqes ishte Presidenti John F. Kennedy, i cili anë të një urdhri ekzekutiv me 11 mars 1961 më shumë se 215 000 amerikanë kanë shërbyer në 140 shtete.



















