Betohen 180 ushtarët e rinj – Osmani: Do të jenë aty ku rrezikohet interesi i shtetit e aleatëve

E publikuar: 22/10/2021 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

180 rekrutë të rinj i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët janë betuar në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.Presidentja Vjosa Osmani, tha se FSK po forcohet çdo ditë edhe në shumë. Komandantja supreme ka garantuar se ushtarët e Kosovës do të jenë kudo që rrezikohen interesat e shtetit, të aleatëve amerikanë e evropianë.

Tutje ajo tha se këta ushtarë duhet ta bartin me krenari këtë uniformë, pasi sipas saj, është derdhur gjak për të.“Sot është ditë e veçantë për shtetin tonë sepse prej sot FSK po forcohet me djem e vajza. Prej sot shteti ynë është më i fortë, janë ushtarë të shtetit tonë për shtetin tonë të pacenueshëm. Si komandante jam krenare që po e shoh ushtrinë tonë, e cila është në krah me ushtritë aleate”.

“Historia jonë është përplot gra e vajza, te cilat e bartin uniformën e të cilat duhet që ky nunër të rritet. FSK do të jetë ndërvepruese me partnerët tanë ndërkombëtar. Ju jeni sot këtu për tu dalë në ballë sfidave”.“Ushtarët tanë do të jenë aty ku cenohet e drejta dhe siç e dini që FSK-ja është në proces dhe ju ushtarë duhet ta dini se po bartni një uniformë të një shteti që është derdhur gjak”, tha Osmani.

Irfete Spahiu, gjeneral brigade, tha se rekrutët e rinj duhet ta konsiderojnë vetën më shumë ushtarë të Kosovës. “Për mua si komandante e stërvitjes është një privilegj, mirëpo është edhe mund për juve që këto javë i kaluat. Ju uroj mirëseardhje juve që kaluat këto stërvitje 9 javëshe.

Ne mund të themi se kjo gjeneratë për performancë”.“Kalimi nga jeta civile në atë ushtarake është e vështirë, prandaj kërkohet që të jeni përkushtim dhe sakrificë dhe kjo u arrit falë punës dhe angazhimit tuaj. Konsideroheni vetën si shërbyes të Kosovës dhe jo shërbyes të FSK-së”, tha ajo.

Në këtë ceremoni kanë marrë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë.