Betis 1-2 Real Madrid: Notat e lojtarëve, Modric më i miri te Los Blancos

E publikuar: 14/01/2019 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi ndaj Betisit me rezultat 1-2 në La Liga.

Për Los Blancos shënuan Luka Modric (13′) dhe Daniel Ceballos (88), kurse për vendasit golin e vetëm në takim e shënoi Sergio Canales (67′).

Edhe pse skuadra e Santiago Solarit fitoi në këtë takim, lojtari me notën më të lartë në këtë takim nga WhoScored ishte mesfushori i Betisit, Giovani Lo Celso.

Një tjetër paraqitje e mirë nga Vinicius Jr (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Te Real Madridi më i miri ishte Modric, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Vinicius Junior, Dani Carvajal dhe Ceballos.

Te mysafirët nuk duhet harruar edhe dyshja e mbrojtjes Sergio Ramos dhe Nacho.

Ata që dëshiruan në këtë takim ishin Karim Benzema, Casemiro dhe Sergio Reguilon, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Real Betis:

Real Madrid:

/Telegrafi/