Cash Perry nga Arizona e Shteteve të Bashkuara, po shëtiste me familje në një pjesë malore, kur hasi në betejën mes tarentulës gjigante dhe një grerëze me trup më të vogël.
I afruar pranë insekteve, nëntëvjeçari ka befasuar me dijeninë e tij mbi këto gjallesa, ndërsa shpjegonte se çfarë ndodhte, transmeton Telegrafi.
“Po përpiqet ta paralizojë dhe ta kthejë në shpinë, pastaj të lëshojë vezët në barkun e saj. Kur qelin, të vegjlit kanë ushqim nga trupi i merimangës që është ende gjallë”, ka shpjeguar Cash.
Fëmija është shprehur se nuk frikësohet nga këto insekte, pasi nëse lihen të qeta nuk sulmojnë.
Më poshtë mund të shihni aksionin mes krijesave me forma të ndryshme trupore, ku viktime mbetet më e madhja. /Telegrafi/