Dy njerëzit më të fuqishëm ndër shqiptarët në Ballkan, Hashim Thaçi e Edi Rama, sot e humbën një betejë, përballë kundërshtarëve të tyre politik. Rivarrosja e eshtrave të patriotit shqiptar, Isa Boletini në fshatin Boletin të Mitrovicës, tregoi se kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama, dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçin “humbën” përballë Lulzim Bashës e Bujar Nishanit dhe Isa Mustafës e Kadri Veselit.
As Hashim Thaçi e as Edi Rama nuk morën pjesë në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit. Madje, as njëri e as tjetri nuk e morën mundin që të paktën të shkruanin një fjali në Facebook, me rastin e rivarrimit të patriotit shqiptar.
Gazeta Blic ishte e para që kishte raportuar se ishte pikërisht Hashim Thaçi e Edi Rama, ata që kishin marrë vendim që eshtrat e Isa Boletinit të rivarroseshin në qytetin e Vlorës, ku më 1912, u shpallë pavarësia e Shqipërisë. Madje, ishte vetë Hashim Thaçi, ai i cili personalisht e kishte njoftuar familjarët e Isa Boletinit për këtë vendim.
Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, kishin ardhur reagime të shumta nga politika, mediet, shoqëria civile, çka bëri që ky vendim të ndryshohet.
Në rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit, nuk mori pjesë as presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga./Gazeta Blic