Tim Faulkner po hulumtonte për aktivitetet e reptilëve gjatë natës në Western Australia, kur pranë një shkurres dëgjoi një zhurmë të çuditshme.
Kur u afrua, eksperti i biologjisë pa betejën e ashpër mes hardhucës dhe një merimange gjigante, transmeton Telegrafi.
“Sigurisht se ndodhë në botën e egër, por jo shpesh mund t’i shohim dy bisha të vogla duke u përleshur” ka thënë Faulkkner.
Eksperti pretendon se nuk ishte thjeshtë një përleshje, por sulm që i bëri insekti zvarranikut, i cili përkundër përpjekjeve, nuk i mbijetoi grabitqarit të fuqishëm. /Telegrafi/