Besojeni ose jo, Kim K heq dorë nga selfiet dhe ka një arsye të fortë

E publikuar: 23/06/2018 02:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim ka treguar se një pjesë të madhe të kujtimeve të saj i ka dokumentuar me anë të selfieve, por ka bërë edhe deklaratën e papritur se ka hequr dorë nga to.

Sipas yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo dëshiron që të jetojë jetën e vërtetë.

“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur ajo.

Ajo ka treguar se tanimë ka prioritete të tjera dhe dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën private.

E imagjinoni dot Kimin të jetojë pa selfie? Ne jo!