Besnik Tahiri – Kurtit: Ke propozuar Qeveri me 21 ministra, si me qenë Kosova e madhe sa Kina

E publikuar: 11/02/2026 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në fjalën e tij në seancën për votimin e Qeverisë, ka kritikuar Kurtin për numrin e madh të ministrive që ka ndarë për Qeverinë e re.

Tahiri ka thënë se ndarja e 21 ministrive është vetëm akomodim i interesave politike e partiake.

Deputeti i AAK-së ka thënë se një qeveri aq e madhe duket sikur propozohet për një shtet të madh si Kina, e jo për një Kosovë që i ka 1.7 milionë banorë.