Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri premtimet e Qeverisë Kurti po i quan gënjeshtra, raporton EkonomiaOnline.
Ai përmes një postimi në facebook, ka treguar se një amandament i propozuar nga deputeti Driton Hyseni, për zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë, me vetëm 6 milionë euro, amandament ky që do të kishte përmirësim dhe do ti eleminonte rreziqet nuk kaloi në Kuvend.
“Pas një projektimi jo serioz buxhetor të zgjerimit të magjistrales Podujevë-Prishtinë, me vetëm 6 milion, në Kuvend, një amandament i propozuar nga deputeti Driton Hyseni që së paku do të mundësonte përparim, e do ti eleminonte rreziqet nuk kaloi” u shpreh Tahiri.
Tutje ai shtoi se janë bërë dy vite arsyetime pa asnjë lëvizje, përkundër vullnetit e votimit nga ai dhe grupit të AAK-së, qeveria dhe shumica nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë.
“Tashmë, janë bërë dy vite arsyetime pa asnjë lëvizje, po shihet se përkundër vullnetit e votimit për timen dhe grupit të AAK-së, qeveria dhe shumina nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë” theksoi ai.
“Del se krejt arsyetimet kanë qenë të pa baza, ndërkaq premtimet gënjeshtra. Ajo rrugë edhe gjatë do të mbetet plotë vdekje, bllokadë për zhvillim, e shtytëse për emigrim” shtoi ai tutje.