Besnik Osmani, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës, ka prezantuar programin e tij qeverisës duke e cilësuar si një kapitull të ri për qytetin.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve, ai premton një qeverisje të bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim të plotë.
Ai prezantoi edhe ekipin prej 34 asamblistësh që do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal.
“Bashkë, do ta shndërrojmë vizionin e përbashkët në realitetin tonë të përditshëm”, u shpreh Osmani.

















