Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Morina e ka kërcënuar djalin e kryeministrit Isa Mustafa – Besnik Mustafen.
Ky i fundit, në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur rreth kërcënimit të Morinës.
“ Kena me ju kall me benzin, nga sot po të them ruje koken mos u end shlir”. janë disa nga kërcënimet e Morinës kundrejt Besnik Mustafes.
Lexojeni postimin e Besnik Mustafes:
“Trimat e VV me kane kërcënuar edhe mua dhe familjen time.
Nje pjese te tekstit e shlyejta per hire te publikut, sepse eshte nje fjalor banal. Ate do t’ua prezantoj organeve te ligjit.
Pos atyre qe i kame shlyer, Alban Morina i VV kercenon:
“Kena me ju kall me benzin, nga sot po te them ruje koken mos u end shlir” (sic)!