Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtzaj kanë vizituar sot kishën e Ragamit në Shkodër duke ndarë këto momente të veçanta dhe me miqtë e tyre të Instagramit.
‘Shtëpia e Zotit dhe e mikut. Sot si mik, ne shpine e Zotit. Famullia e Kishes ne Rragam, Shkoder.’ ka shkrurar Besi krah fotos ku duket në një tryezë me miqtë e tij.
Një postim të veçantë ku shfaqet krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë ka bërë dhe Xhensila.
‘Eshte ndjesi e vecante kur mikpritesh nga ato te cilat jeten e tyre ja kane kushtuar Zotit. Paqe..’-shkruan ajo në foton krah motravave ku duket se ka gjetur një veshje të përshtatshme për vizitën e tyre edhe pse e nxjerr jashtë natyrës së saj sensuale.
Ata dhe në raste të tjera kanë treguar se janë mjaft besimtarë dhe e respektojnë të shenjtën. /Gazeta Express/



















