Ky është urimi për 8 mars nga ana e Besa Zogaj-Zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomit .
Të nderuara nëna, gra, motra kudo që ndodheni ju uroj festën e Juaj, shëndet, suksese dhe fat e lumturi ne çdo fushë të jetës.
8 Marsi njihet si ditë ndërkombëtare e gruas si një ditë që shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture gjuhe, por edhe për te kujtuar përpjekjet për bamirësi, paqe, drejtësi në dekata të tëra.
Femra simbol i emancipimit, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në drejtimin dhe organizimin e shtetit, në arsim, ekonomi, në art dhe kulturë, në shkencë, të drejtat civile, gazetari, sport, arti, teknologji dhe më gjerë.