Bes Kallaku reagon për Haradinajn, fjalë shumë të mëdha për të

E publikuar: 08/01/2017 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Arrestimi i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt nga policia francezë ka kaluar në vëmendjen e gjithë popullit shqiptar, si dhe ka shtuar reagimin e personave që kanë ‘zë publik’.

Ndër figurat publike të skenës shqiptare ka reaguar edhe aktori i Humorit Bes Kallaku. Ai nuk ka shkruar kurrë më parë një status më serioz se ky kushtuar ish komandantit të  forcave të armatosura të UÇK-së.

“Un nuk kam as fuqi qe fjala ime te zere vend, as politikan qe ti kerkoj llogari askujt, askushi jam. Jam vec nje shqiptar, qe njoh nje komandant qe s’ju dhimbs asgja, as jeta, nje komandant nga nje familje qe me gjak e me jete e lau flamurin dhe pavarsine e Kosoves. Lirim sa me te shpejte Ramush Haradinaj. E gjith kjo eshte ne te miren tende, ku shqiptaret te ndergjegjsohen, se kush eshte ai, qe nuk negocion me ata qe na vrane…. Mbeshtetja ime per ty komandant.” – shton aktori krahas fotos së publikuar në profilin e tij në Instagram.