Bes Kallaku i kthen surprizën Xhensilës, "Skifterja Zemrës" do djegë çdo dasëm!

E publikuar: 16/09/2017 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas këngës surprizë që Xhensila i bëri të dashurit të saj të zemrës, aktorit të humorit, me titullin “Ti e Ke Çelësin e zemrës”, edhe Besi e ka surprizuar përmes një kënge. “Skifterja e zemrës” vjen në bashkëpunim me këngëtarin Klajdi Haruni, ndërsa në tekstin e kënduar nga Besi, nuk mund të mungojnë notate humorit. “Ma vodhe zemrën si me qen prej Laçi”, – thotë mes vargjeve Besi. Në videopklipin e këngës, janë momentet më pikante nga ceremonia e dasmës.

Edhe vetë këngëtari ka komentuar për këtë bashkëpunim.

“I lumtur per kengen e te gjitha dasmave ,faleminderit Bes Kallaku qe me zgjodhe mua te jem pjese e kesaj surprize kaq te bukur per Skifteren tende te Zemres Xhensila Myrtezaj”, shkruan ai.

/Gazeta Express