Bërnjaku hapet për qarkullim, Jarinja ende e mbyllur

E publikuar: 04/10/2023 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur shkaku i kërkimeve në terren afër asaj zone.

Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri i policisë, heroi Afrim Bunjaku.