Bernard Berisha në radarët e Anderlecht, e kërkon Hasi

E publikuar: 18/08/2015 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anderlehti në gjurmët e Bernard Berishës. Aventura europiane e Skënderbeut ka rezultuar njëkohësisht edhe një vitrinë e rëndësishme në aspektin personal për futbollistët e skuadrës korcare. Përpos Hamdi Salihit një emër i njohur në arenën ndërkombëtare por që me shpërthimin e tij me gola ka ngritur kuotat në merkato, dy ndër futbollistët që kanë spikatur më tepër janë padyshim dy lojtarët e krahëve Bernard Berisha dhe Liridon Latifi që janë edhe një “thesar” i vogël për Skënderbeun në merkato. Berisha me paraqitjet e tij ka tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit shqiptar të Anderlehtit Besnik Hasi. Sic bëjnë të ditur faqet që janë shumë pranë klubit belg, në përballjen e Elbasan Arenës mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit do të jetë edhe një “scout” apo thënë shqip zbulues talentesh i dërguar posacërisht nga Anderlecht për të ndjekur nga afër performancën e 23 vjecarit. Në këtë mënyrë skuadra që drejtohet nga ish mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare shtohet zyrtarisht në listën e pretendentëve për Berishën për të cilin kanë shprehur interes më parë dhe Duisburg, Freiburg si dhe Standart Liege.