Një polemikë në distancë ka nisur mes kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, dhe raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Kjo e fundit, dje në profilin e saj në Twitter, postoi dy fotografi të Vuçiqit, të parën me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe të dytën me Turko Daudovin, këshilltar i liderit çeçen Ramzan Kadyrov, i cili dje vizitoi Beogradin.
“Si nisi – Si po shkon”, shkroi von Cramon mbi fotot respektive, raporton Klankosova.tv.
How it started How its going pic.twitter.com/UgEldKgDGz
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 15, 2022
Ndërkaq, reagimi i kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, erdhi paksa me vonesë, për shkak se, siç tha ajo, gjendet në “një zonë tjetër kohore”, në Singapor.
“Për shkak të një zone tjetër kohore (Singapor), sapo pashë këtë përpjekje të mërzitur për të qenë qesharake. Si një raportuese e BE-së, Violës nuk i intereson që Prishtina të injorojë Marrëveshjen e Brukselit (10 vjet), përkundrazi ajo vazhdon pa ndërprerë të merret me presidentin Vuçiq që ka bërë pikërisht atë që po bëjnë liderët e BE-së. Hipokrizi”, shkroi Bërnabiqi.
Due to a different time zone (Singapore), just saw this sad attempt at being funny. As an EU rapporteur, Viola doesn't care that Priština ignores the Brussels Agreement (10 yrs), instead she goes on & on about @predsednikrs for doing exactly what EU leaders are doing. Hypocrisy. https://t.co/f0B0xwbvyr
— Ana Brnabic (@anabrnabic) November 16, 2022
Por, pas pak iu kujtua edhe një fjali që kishte harruar t’ia thoshte Von Cramonit në fillim.
“Dhe, një këshillë miqësore: ju lutem Viola von Cramon, merrni një konsulent për humor. Keni nevojë”.
And, friendly advice: please @ViolavonCramon, get a consultant for humor. You need one. https://t.co/4xITj5aDto
— Ana Brnabic (@anabrnabic) November 16, 2022
E këtu, raportuesja për Kosovën nuk mundi të qëndronte indiferente. Ajo iu përgjigj kryeministres serbe me shumë ironi.
“Shohim që ju keni shumë konsulentë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, shkroi Von Cramon.
We see that you have many humour consultants when you are preparing reports on the implementation of the rule of law and human rights standards. https://t.co/xG7P53Wkps
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 16, 2022
Dje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, priti në takim në Beograd këshilltarin e liderit çeçen Ramzan Kadyrov dhe gjatë asaj bisede mori një dhuratë – veshjen tradicionale çeçene, me të cilën edhe pozoi me Daudovin. /Klankosova.tv