Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës, me ç’rast ka vizituar qendrën e parë multimediale në Mitrovicën Veriore.
Ajo ka takuar në këtë qendër përfaqësuesit e Listës Serbe ndërsa jashtë janë duke qëndruar shumë qytetarë të cilët po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Serbët nga Kosova gjithmonë me shtetin dhe kryeministren e tyre”, “Ne kemi një kryeministre, Ana Bërnabiq”, etj.
Para arritjes së Bërnabiq në Kosovë, paraprakisht në pikën kufitare ku ka hyrë kryeministrja serbe janë shtuar masat e sigurisë nga organet e rendit të Republikës së Kosovës.
Ajo është duke zhvilluar vizitën në Kosovë në përcjellje të zyrtarëve policorë të Kosovës.