Shpresoj që Prishtina ta heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e cila shtoi se pas thirrjes së Amerikës që taksat të hiqet pa kërkuar reciprocitet, gjithçka varet nga Prishtina dhe Albin Kurti.
Ajo ndër të tjera theksoi se heqja e tarifëse rëndësishme për të ardhmen, për serbët në Kosovë, por po aq edhe për shqiptarët, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
I Dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur edhe gjatë ditës së sotme se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë

















