Bërnabiq përsërit fjalët e shefit të saj: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë

E publikuar: 29/05/2023 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se “situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë” dhe ka falënderuar popullin serb për “qetësinë dhe përmbajtjen nga dhuna”, transmetojnë mediat serbe.

Bërnabiq ka pretenduar se “ishte i vonshëm reagimi i KFOR-it, detyra e të cilit është mbrojtja e interesave dhe paqes së popullit të Kosovës”, e jo, siç tha ajo, “mbrojtja e uzurpatorëve”, transmeton Paparaci.

“Paqja është gjëja më e rëndësishme që kemi, duke ruajtur paqen ruajmë mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, ka pretenduar Bërnabiq.

Ajo ka shtuar se “situata në Kosovë po monitorohet orë pas ore dhe se publiku do të informohet për veprimet e radhës të Serbisë”.