Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se nuk ka pritshmëri nga takimi i sotëm i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Aljbin Kurti, në Bruksel
Bërnabiq tha se se beson, Kosova ”qëllimisht po e shkel Marrëveshjen e Brukselit”.
“Nuk shoh se si do të ndryshojë pas më shumë se 10 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit si marrëveshja e parë për normalizimin që BE-ja e garantoi me nënshkrimin e saj. Nuk shoh ndonjë gatishmëri në Prishtinë, ata tashmë janë shpërblyer për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo, raporton Tanjug.
Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në takim do të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe pritet të miratohet Deklarata për personat e zhdukur.