Bernabeu duartroket Vinicius për lëvizjen e bukur ndaj Sevillas, braziliani po shkëlqen nën urdhrat e Solarit

E publikuar: 20/01/2019 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi fitoi ndaj Sevillas me rezultat 2-0 në La Liga, përkund mungesave të mëdha për shkak të lëndimeve.

Një nga më të mirët në këtë takim ishte Vinicius Junior, i cili po vazhdon me paraqitje të mira te Los Blancos.

Braziliani për një moment gjatë pjesës së dytë ndali topin bukur dhe pastaj dribloi bukur një lojtar kundërshtar, por u ndal shpejt nga një tjetër.

I gjithi ky moment u duartrokit nga tifozët në stadiumin Santiago Bernabeu. Lojtari ka marrë lëvdata shumë edhe nga trajneri Santiago Solari.

Trajneri argjentinas i ka kërkuar gjithë lojtarëve të përkrahin Vinciusin pasi vëmendja e madhe drejt 18-vjeçarit nuk është edhe lehtë e përballueshme në fillimin e aventurës së tij në Madrid.

Deri më tani në sezonin 2018/19 lojtari ka shënuar tre gola në 16 paraqitje për Realin.

Vinicius është blerë nga klubi spanjoll në verën e 2017 për 46 milionë euro nga Flamengo. /Telegrafi/

Disa nga lëvizjet e bukura të Vinicius Jr këtë sezon me Realin: