Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka udhëtuar për në Soçi që të takohet me mikun e tij Vladimi Putinin, me rastin e 65-vjetorin e lindjes së tij, kurse presidentit rus i ka dhuruar një mbulesë për krevat me një fotografi ku dyshja shihen duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit.
Këtë informacion e ka konfirmuar edhe kompania që e ka prodhuar mbulesën, në të cilën shihen Berlusconi dhe Putini duke i shtrënguar duart, derisa në prapavijë shihen atraksionet turistike të Italisë dhe Rusisë – Koloseumi në Romë dhe kisha e Shën Vasilit në Moskë, transmeton Telegrafi.
Vladimir Putin ka festuar 65-vjetorin e lindjes, kurse gjatë ditës ka marrë qindra mesazhe dhe telegrame urimi.
Atë e kanë uruar edhe presidenti i Armenisë, Azerbajxhanit dhe i Bjellorusisë. /Telegrafi/