Berlin, sulmohet 21-vjeçari shqiptar, shkak urrejtja racore

E publikuar: 05/12/2016 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar 21-vjeçar ishte fyer në mënyrë ksenofobike në Berlin të Gjermanisë, derisa më pas është rrahur, ‘berliner-kurier.de’.

Policia gjermane ka njoftuar se ai që ka sulmuar shqiptarin ishte i dehur, përcjell albinfo.ch.

Fillimisht ai e kishte shtyrë 21-vjeçarin kur kanë hipur në autobus, derisa pas një mosmarrëveshje, ai e ka rrahur shqiptarin. Shkak për këtë mësohet se ka qenë urrejtja racore.

Ai ishte larguar para se të vjen policia, derisa tani është hapur procedurë ndaj tij për shkak të fyerjeve ksenofobike dhe sulm.