Berisha: S’kam besue që Hashim Thaçi bjen deri në këtë derexhe

E publikuar: 29/10/2015 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Na jemi te gatshëm me vazhdue me bllokimin e seancave, sepse jemi te bindun qe Qeveria ka ba marreveshje te damshme per Kosoven”, tha deputeti i partisë Nisma, Zafir Berisha ne emisionin Rrokum Roll.

“Nuk mujsha me besu se në çfarë derexhe ka ra Hashim Thaçi…me i mbushe xhepat me gure e me dale me folë….nuk mujsha me besue. Ai njeri me vjet te tana i ka ba dam Kosovës, jo vetëm me krijimin e marrëveshjes së damshme, po me instalimin e nji politike jo të mirë në Kosovë”, tha Berisha për deklaratën e fundit të zotni Thaçit, në lidhje me alkoholin në Kuvend.

“Ai ka qenë ma ndryshe nji kohë, ja ka nisë po rr’shet, në aspektin individual dhe si përfaqësues i nji subjekti politik”, tha ai.

“Ndërvetëdije e din edhe ai që s’asht tuj ba gjana të mira. A asht i detyruem a çka…nuk e di”, i bante vetes pyetje Berisha.

“Tendenca për me manipulu deri në ekstrem, që ma herët nuk e ka pasë, m’ban me dyshue se diçka s’asht mirë me atë njeri”, tha Berisha per ish shefin e tij Thaçi.

Gjate bisedës, Berisha foli edhe për qytetin e Prizrenit. Ai tha se kryetari i Prizrenit e ka shrytzue poziten e tij per qellime personale.“Me nji garniture politike me SMS’a prej Prishtine, e ka prishe Prizrenin”, aludonte Berisha ne zavendeskryeministrin Thaçi.