Besart Berisha nuk ndalet. Sulmuesi shqiptar rezultoi sërish përcaktues për skuadrën e tij Melbourne Victory në kampionatin australian. Berisha shënoi një gol dhe ndihmoi në realizimin e një tjetri në fitoren të 3-0 të Melbourne Victory në derbi përballë Melbourne City-it, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e fazës play-off të A League.
Me ketë sukses skuadra e sulmuesit të lindur në Prishtinë siguroi kualfikimin në finalen e madhe që vlen titullin kampion në Australi ku do të gjejë përballë fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale mes Sydney dhe Adelaide United. Në minutën e 18-të të sfidës së zhvilluar në stadiumin AAMI Park Berisha u tregua shumë dinak teksa përfitoi nga një krosim i Broxham duke goditur saktë me kokë për të kaluar Melbourne Victory në avantazh. Edhe pse Melbourne City krijoi iu afrua disi herë golit të barazimit, rrugën e rrjetës e gjeti sërish skuadra e sulmuesit shqiptar. Në të 30-tën Melbourne Victory dyfishoi shifrat teksa Barbarouses vuri në skenë një gol fantastik pas asistit të Ben Khalfallah.
Me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë e sfidës, ndërkohë që në fraksionin e dytë lojtarët e Melbourne vazhduan të gabonin shumë përpara portës dhe në të 87-tën skuadra e trajnerit Kevin Muscat shënoi edhe golin e avantazhit të trefishtë që vulosi kulafikimin në finale të Melbourne Victory. Sërish protagonist Besart Berisha. Një top i goditur me kokë nga 29-vjecari shqiptar u prit me vështirësi nga Velaphi por topin e kthyer nga portieri kundërshtar arriti ta dërgonte në rrjetë Thompson. Vërshëllima përfundimtare e arbitrit bëri që në stadium të shpërthente festa me Melbourne Victory që tashmë është vetëm një hap larg titullit.