Berisha: Se ne për votën do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë, kjo është një betejë e të gjitha betejave

E publikuar: 24/01/2024 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili gjendet në arrest shtëpie sërish ka folur me mbështetësit e tij nga dritarja e banesës së tij. Berisha në fjalën e tij u shpreh se për votën do ti marrim kokën cdo armiku të votës dhe se kjo është një betejë e të gjitha betejave.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme.

Prania juaj sonte, fjalimet e bukura, gjithçka janë një frymëzim i madh për Sali Berishën dhe çdo shqiptar që ndjek këtë protestë në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores.

Po bëhen mbi tre javë që ju çdo natë lini çdo gjë dhe mblidheni këtu për të dhënë mesazhin e luftëtarit të pamposhtur, e qytetarit dinjitoz, e misionarit të vërtetë se do të shpëtojmë Shqipërinë, se diktatura e krimit, drogës dhe vjedhjes nuk do të mund të sundojë më gjatë në Shqipëri.

Të dashur miq!
Të gjitha zhvillimet e shpejta kanë pasur dhe kanë një shkak themelor: Edi Rama, i cili qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur, mbi vullnetin e kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, e kuptoi, e realizoi se me Sali Berishën, me PD-në, zgjedhje të tjera nuk do të mund të bënte kurrë në jetën e tij.