Berisha: Reagimi ndaj zjarreve ishte tipik ai i një narkoshteti, helikopteri ushtarak përdoret si taksi nga Rama

E publikuar: 10/08/2021 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria për ditë më radhë është duke u përballur me djegien e pyjeve kështu duke u rrezikuar edhe zonat e banuara.

Ekipet e zjarrëfikësve janë vënë në lëvizje por megjithatë nuk kanë mundur të ju bëjnë ballë të gjitha vatrave me zjarr. Andaj, Shqipëria ka pranuar ndihmë nga ushtria amerikane, Holanda dhe nga Kosova ku kjo e fundit me udhërin e presidentes Vjosa Osmani kanë nisur ushtrinë, shkruan Infosot.com

Mungesa e kushteve të zjarrfikësve të Shqipërsië ka bërë që të mos iu bëjnë ballë të gjitha vatrave me zjarr.

Ish kryeministri i Shqipwrisw, Sali Berisha në një prononcim për Infosot.com shpreh shqetësimin e tij ndaj qeverisë të cilët nuk iu janë përgjigjur me kohë nevojës së qytetarëve teksa zjarri po shkrumonte gjithçka që kishte përpara.

“Në Shqipëri reagimi ndaj zjarreve ishte tipik ai i një narkoshteti. Në narkoshtet interesi publik është i injoruar. Në kohë që zjarret po shkrumonin ullishte dhe pyje narkqeveritarët dhe narkozyrtarët zhgryheshin në vakanca. Njerëzit janë përballur me mjete rrethanore me zjarret. Mbretëria e Hollandës ka dërguar dy helikopter për çka meriton mirënjohje. Një mirënjohje të veçantë kam edhe për njësitë e ushtrisë amerikane dhe të forcave ushtarake të Kosovës që po ndihmojnë në menaxhimin e situatës të rëndë të krijuar nga zjarret në të katër anët e vendit” thotë Berisha.

Tutje, Berisha shfaq edhe një problematikë tjetër, atë të helikoptërve ushtarak. Sipas tij, nga pesë helikopterë që posedon ushtria shqiptare, katër prej tyre nuk punojnë ndërsa i vetmi që punon përdoret për kryeministrin Edi Rama.

“Nga 5 helikopter të rinjë që disponon ushtria shqiptare për mungesë të shërbimeve vetëm një fluturon. Helikopteri përdoret si taksi nga Rama dhe narkoqeveritarët e tij. Qytetarët denoncojnë deklarata fallco të narkoqeverisë në të cilat flitet për ndërhyrje në kohë kundër zjarreve ndërkohë që të tilla nuk janë. Gjithmonë zjarret kanë natyrë të dyfishtë të qëllimshme dhe nga pakujdesia. Narkoshteti është shtet kleptokratik dmth që vjedhë dhe përpiqet të vjedhi në çdo gjë. Janë raportuar abuzime masive me fondet e tërmetit dhe nuk ka asnjë përjashtim në fatkeqësitë e tjera” përfundon Berisha për Infosot.com

Në mëngjesin e sotëm kreu i Emergjencave, Haki Çako ka raportuar se ka qenë një natë e vështirë, por flakët janë vënë nën kontroll. Po punohet për 3-4 vatra mbi tunel, ndërsa thekson se zonat e banuara nuk janë në rrezik. Çako tha se po punojnë me të gjitha forcat, të cilat i falënderoi për sakrificën dhe për punën me orë të zgjatur e pa pushim./Infosot.com/