Berisha: Policëve që janë rekrutuar nga viti 2021 duhet t`u bëhet testi i drogës

E publikuar: 10/07/2025 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka kërkuar që policëve që janë rekrutuar nga vitit 2021 të iu bëhet testi i drogës.

Ai ka bërë me dije se vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen rastet si ai i Lipjanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shprehur drojën e tij se ngjarjet e tilla mund të përsëriten në të ardhmen.

“Të gjithë milicët e regjimit të Albin Kurtit, të regrutuar nga viti 2021 duhet ti nënshtrohen edhe njëher orëve edukative në Vushtërri dhe të ju bëhet testi i drogës! Nëse nuk reagohet për këtë që po ndodhën mes qytetarve dhe policisë, rasti i Lipjanit do të harrohet karshi tragjedive edhe më të mëdha që munden me ndodhë”, ka shkruar Berisha.