Berisha përjashtohet sërish, 10 ditë të tjera jashtë Kuvendit

E publikuar: 27/05/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9385, date 4.5.2005 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”, te ndryshuar./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ka përfunduar mbledhja e Byrosë Parlamentare, ku ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Kërkesa u bë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, pas deklaratave në Parlament të Berishës këtë të enjte.

Të majtët thonë se ligji dhe rregullorja është e njëjtë për të gjithë, ndërsa demokratët deklaruan se një grup brenda PS-së e kërkon Berishën jashtë Kuvendit.

Në një kohë të shkurtër, ky është përjashtimi i dytë me nga 10 ditë i ish-kryeministrit Berisha nga punimet e Kuvendit./tch/