Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se liberalizimi i vizave nuk është që do të sjellë edhe aq të mira, ashtu siç e presin qytetarët.
Berisha në Prime Time, ka thënë se liberalizimi do të jetë mundësi e mirë vetëm për të rinjtë që të krijojnë kontakte, raporton Gazeta10.
“Qyetarët e kanë kriju një pritje që do të sjellë një dicka të mirë. Kur të ndodhë do të bindemi të gjithë, që nuk sjellë edhe aq shumë të mira. Liberalizimi është i mirë për me i dhënë mundësi të rinjve për me kriju kontakte edhe lëvizë, por në një situatë ekonomike ku është Kosova, është jo e mire”, ka deklaruar ai.