Berisha: Kushdo që është shndërruar në krrabë të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten…

E publikuar: 26/05/2025 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se problemi i moskonsituimit të Kuvendit të Kosovës është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që jo gjendet.

Berisha thotë se “e mira është shkelur dhe mbetet e paidentifikuar”, duke shtuar se e keqja po shfaqet si anestezion i gjatë dhe i kontrolluar.

Ndër tjerash, deputeti Berisha shton se “kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten “selfdistruction” që të shpëtoj e ardhmja

“Problemi i moskonstituimit të Kuvendit nuk është betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes. Është betejë për rehabilitimin e së keqes kudo që ajo gjendet, apo për rehatimin e saj në vetvete, në pushtet dhe në çdo pore të jetës në Kosovë. E mira është shkelur, është manipuluar, është thyer dhe ende mbetet e paidentifikuar. Ajo nuk është e vetëdijshme se duhet të rilindë dhe të strukturohet. Kësaj here, e keqja nuk do të na shfaqet si Serbia me armë në dorë, por si një anestezion i gjatë dhe i kontrolluar. Kushdo që në pavetëdije është shndërruar në krrab të pushtetit të Kurtit, duhet me thy vetveten “selfdistruction” që të shpëtoj e ardhmja”, shkroi Berisha.