Berisha kundërshton kandidaturën e Begajt për president të Shqipërisë: Një akt antikushtetues

E publikuar: 04/06/2022 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e ka kundërshtuar kandidaturën e Bajram Begajt për president të Shqipërisë. Ai këtë akt e ka quajtur antikushtetues.

“Një akt antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë
Të dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Përgjithshëm te Ushtrisë shqiptare për postin e Presidentit te Republikës është një shkelje flagrante e Kushtetutës se vendit me pasoja shume te renda për të sotmen dhe te ardhmen e vendit”, ka shkruar Berisha.

Sipas Berishës kjo shkelje e rëndë e Kushtetutës zhyt vendin në një krizë të rëndë kushtetuese.

Sipas Berishës, ai që beson se mund të shesë gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetutën, Ushtrinë dhe shoqërinë shqiptare.

“Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashtë çdo logjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv atë qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrisë ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake”, ka shkruar Berisha.

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tipik për juntat dhe të pashembullt në historinë e vendeve të lira – ka thënë më tutje Berisha.