Berisha kërkon që Kurti të flasë me emra për ata që po “ndikohen” nga “Srpska”: Ne jemi lojal ndaj Kosovës

E publikuar: 08/04/2025 18:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Liberal Egjiptiane, Veton Berisha, në një intervistë në FRONTAL, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të flasë me emra, nëse dikush është duke u koordinuar me Listën Serbe, shkruan Gazeta Express.

Berisha ka thënë s’mund të bëhet përgjithësim dhe se pret nga Kurti që të dalë të flasë me emra nëse ka një koordinim.

“Nëse dikush është duke vepruar në koordinim me Listën Serbe, duhet të folët me emër me mbiemër, që të tjerët të jenë në rregull. Pres nga z. Kurti që të dalë të flasë hapur nëse ka një koordinim. Nëse dikush nga kolegët kanë telefonata.. Ata munden me tentu, por s’munden me ndiku te pjesa më e madhe e deputetëve”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se janë pjesë e institucioneve prej 25 vitesh dhe se janë lojal ndaj shtetit të Kosovës.

“Ne kemi 25 vjet që kur jemi në institucione. Jemi lojal, jemi të kujdesshëm për vendin tonë”, ka deklaruar Berisha./Express/