Berisha: Ja përse nuk e lanë avionin e Rita Orës të ulej në Tiranë

E publikuar: 09/07/2016 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për faktin që Rita Ora nuk mundi të vinte dot në Tiranë dje, për të shoqëruar mikun e saj, këngëtarin Chris Brown, i cili po mbante një koncert në Durrës.

Berisha shkruan se aeroporti i Rinasit nuk e pranoi uljen e avionit privat të Rita Orës. Për Berishën kjo është një tjetër dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit të shtetit.

“Refuzimi i uljes së avionit të Rita Orës, këngëtares shqiptare me famë botërore, që do të vinte të bashkohej me Chris Brown në një koncert në Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit të shtetit, institucioneve të tij përgjegjëse për fluturimet në aeroportin e vetëm civil të vendit! Sb”, shkruan Berisha.

/Shekulli Online/