Berisha: Me denoncime kam prekur interesat e dikujt në MPJ; Vetëvendosje e vetme që ka ngitur këtë çështje

E publikuar: 21/05/2016 06:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I ftuar në “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit sonte ishte ish-udhëheqësi i Divizionit të Prodhimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Besnik Berisha.

Me të është diskutuar në lidhje me aktakuzën e cila është ngritur sot kundër tij për zbulimin e fshehtësisë zyrtare si dhe keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai ka thënë se kjo akuzë kundër tij është e pabazuar.

“Është e pabazë, e motivuar për çështje të moskthimit në punë”.

Berisha e ka krahasuar këtë pushtet me regjimin serb.

“Atë kohë jam kthyer në vend të punës edhe pse ishte caktuar dikush tjetër në vendin tim. Është sikur rasti gjatë regjimit serb”.

“Edhe në rastin e tashëm më është shpallë vendi i punës në muajin shkurt të këtij viti dhe jam ankuar”.

Berisha tregoi se në çfarë bazohet aktakuza kundër tij.

“Ministria është thirrë sipas një vendimi të sekretarit që unë kam bërë zbulim të sekretit, që nuk është e vërtetë”.

“Si shkak i asaj më kanë larguar se i kam denoncuar disa raste sa kam qenë i pezulluar herën e parë”.

Ai tregoi se sa i kushton buxhetit të Kosovës ato shkejle të cilat i kishte raportuar ai para disa kohe.

“Dëmi është milionësh i buxhetit, aparaturat ekzistuese janë dal prej përdorimit në të gjitha komunat janë ndërruar të gjitha pajisjet”.

Sipas Berishës ato që ai i ka treguar mund të kenë penguar intersat e ndonjë zyrtari.

“Atyre i’u ka mbet hatri shumë për këtë shkak. Po i kam denoncuar këto raste dhe kam prek në interesat e dikujt”.

“Po flas për ministri është stafi i lartë menaxheria, ministri, sekretari, kryeshefi, drejtorat”.

Berisha që qëndron në shtëpi tash e 15 muaj ndonëse merr pagë u shpreh se prania e tij në MPJ mund t’i pengojë disa personave.

“Është një interes i dikujt që unë të jem jashtë ministrisë, le të merr rrogë veç të mos prish punë”.

“Po më mirë në shtëpi se sa të jem pjesë e keqpërdorimeve që po bëhen”.

Ai ka thënë se asnjë prej deputetëve përveç atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk kanë folur në Kuvend për shkeljet të cilat i kishte raportuar ai.

“Unë jam prekur se të gjitha grupet parlamentare që kanë hesht, përveç Vetëvendosjes që gjithsesi është munduar që të zbardh këtë punë të keqpërdorimeve të tenderit të kaluar”, transmeton klan kosova.

“Të vetmit ata kanë tentuar ta ngritin këtë çështje, por nuk ia kanë dal sepse mungonte ministri”.