Berisha: Çmimin e filmit të shkurtër, ia dhanë një filmi të kushurinjve të vet

E publikuar: 29/02/2016 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikani nga Shqipëria Sali Berisha, duke komentuar mbi natën e Oskarve, tha që Lum Veseli dhe Andi Bajgora pothuaj u shpallen Yje te Botes. Sukses i jashtëzakonshëm i filmit, artit shqiptar të Kosovës, beri për vete dhe kritiken botërore. Por, sipas Berishës, mbrëmë, juria, çmimin e” filmit te shkurter” me te mire ia dhe një filmi te kushurinjve te vet, Irlandes.

Berisha tha që filmi kosovar ” Shok ” me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue dhe producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott beri histori. “Ky film, qe paraqet vuajtjen, dhimbjen, dramen qe i shkaktoi lufta dy te rinjve kosovar, u perzgjodh nga juria e festivalit per t’u vleresuar me çmimin e filmit te shkurter me te mire dhe aktoret kryesor te filmit Lum Veseli dhe Andi Bajgora, qe luajne dy rolet kryesore, ate te Petritit dhe Okit, kandidat per statujen e arte, çmimin Oskar si aktoret me te mire, pra per t’u shpallur yjet e botes!!” shpjegoj Berisha.

Sukses i jashtëzakonshëm i filmit, artit shqiptar të Kosovës, beri për vete dhe kritiken botërore. Por, sipas Berishës, mbrëmë, juria, çmimin e” filmit te shkurter” me te mire ia dhe një filmi te kushurinjve te vet, Irlandes.

Por pavaresisht nga kjo,sipas Berishës, Lumi, Andi dhe i gjithe ekipi, me kryevepren e tyre lartesuan ne universin e yjeve gjenine krijuese artistike te Kosovës dhe kombit shqiptar.

“Sikunder dua te theksoj se, pavaresisht se nuk moren statujen, Lumi dhe Andi ishin yjet me te bukur ne ate salle. Kështu qe dhe një here urime, urime, na bete shume krenare! Sb” tha për fund ai. / 21Media