Ish kryeministri Sali Berisha dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9385, date 4.5.2005 “Per pyjet dhe sherbimin pyjor”, te ndryshuar./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.
Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një status në rrjetin social Facebook, Berisha veçon analizat politike të Stefanit, duke e cilësuar atë si një “avokat të vendosur të së majtës”.
Më tej, deputeti demokrat thotë se Andrea Stefani ishte kundështar i palëkundur i vetë Berishës dhe i së djathtës në tërësi, por pavarësisht kësaj, për ish-kryeministrin, Stefani lë një boshllëk të vërtetë në arenën e debatit dhe publicistikës shqiptare.
“Me këtë rast i shpreh familjes së të ndjerit dhe miqve te tij ngushëllimet e mia më të sinqerta”, shkruan Berisha për analistin e njohur i cili u nda nga jeta gjatë ditës së sotme pasi humbi luftën përballë një sëmundje të pashërueshme. /Gazeta Express/