Kristal Santos me prejardhje braziliane që jeton në Miami të SHBA-ve, ka publikuar një video në Instagram që ka nervozuar shumëkënd që e ka parë, pasi në të shihet një burrë i panjohur i cili tinëzisht i hedh diçka në pije.
Biondja simpatike kishte filmuar veten dhe mikeshën duke mbajtur në njërën dorë telefonin, kurse në tjetrën gotën me pije, transmeton Telegrafi.
Dhe në një moment të pakujdesisë ajo harroi ta mbajë më afër vetes gotën dhe këtë e shfrytëzoi një djalë i ri, i cili i hodhi diçka në pije edhe pse nuk dihet se çfarë ishte, transmeton Telegrafi.
Videoja është bërë virale dhe është shikuar nga më shumë se dhjetë milionë persona. Disa prej tyre dyshonin se gjithçka ishte përgatitur paraprakisht, dhe se bëhej fjalë për një gënjeshtër.
Sidoqoftë, kjo video dërgon një mesazh të qartë – se gjithmonë ekziston dikush që mund ta shfrytëzojë momentin e pakujdesisë tuaj.
Kristal ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se për fat të mirë nuk i ka ndodhur asgjë e keqe.
“Dëshiroj të informojë të gjithë të brengosurit për shëndetin time. Nuk kam pirë asgjë nga ajo gotë pasi ishte fundi i ahengut dhe ajo ishte e zbrazët”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/