Berat Gjimshiti në Seria A, Tare e do te Lazio

E publikuar: 20/11/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Igli Tare nuk do ta lërë Lazion vetëm me një futbollist kuqezi, konkretisht Etrit Berishën, pas largimit të Lorik Canës dhe Thoma Strakoshës në verë.

Ai do të sjellë një tjetër bashkëlojtar të kombëtares shqiptare te bardhekaltrit. Afati kalimtar i dimrit po afron dhe drejtori sportiv i kryeqytetasve ka nisur të mendojë për përforcimet e mundshme. Mediat italiane bëjnë me dije se te Lazio ka lindur ideja “Berat Gjimshiti”. Mediat italiane zbulojnë interesin e Tares dhe Lazios për qendërmbrojtësin kuqezi. Më saktësisht, Tare është vënë në gjueti të mbrojtësit qendror, që nuk ka pranuar të rinovojë me Zyrihun. “Calciomercato.it” zbulon se Lacio e kërkon qendërmbrojtësin e ri në afatin e janarit. Bardhekaltrit janë mbërthyer nga lëndimi i rëndë i holandezit DeVrij, i cili do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për shumicën e sezonit, ndaj po shohin në treg, janë në kërkim të një alternative të besueshme. Shumë emra janë në listën e drejtorit sportiv, Igli Tare, i cili njihet si nje person mjaft i kujdesshëm në merkaton europiane të futbollit. Lazio, në vitet e fundit, i ka mësuar fansat e saj me blerjet e mbrojtësve gjysmë të njohur, por pastaj ka rezultuar një biznes i shkëlqyer me kalimin e kohës. Sipas raporteve nga “La Republica”, emri i fundit që po qarkullon te Lacio është Berat Gjimshiti, mbrojtësi qendror, i lindur në vitin 1993, në pronësi të Cyrihut. Mbrojtësit shqiptar i skadon në qershor kontrata dhe tashmë ishte i lidhur me bardhekaltrit. Ai nuk ka pranuar të rinovojë, kështu që klubi zviceran do të jetë i interesuar ta shesë në janar, që të përfitojë ca para, në të kundërt Gjimshiti largohet me parametra zero në qershor.