Berat Buzhala godet fizikisht Albatros Rexhajn gjatë debatit LIVE në Opinion

E publikuar: 12/02/2026 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Opinion po diskutohet për dënimin me burg të kërkuar nga gjykata speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mes të ftuarve për të diskutuar për këtë çështje, ka qenë të ftuar edhe Albatros Rexhaj dhe Berat Buzhela.

Por, teksa ndanin mendime të ndryshme në lidhje me qëndrimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe për mundësinë nëse kjo gjykatë mund të shfuqizohet nga shteti i Kosovës, Buzhala në një moment i është afruar Reëxhajt për ta goditur në studion e emisionit.

Lexo edhe:
Berat Buzhala kërkon falje për sulmin fizik ndaj Albatros Rexhajt
Policia sekuestron kokainë dhe një armë automatike nga një person në Mitrovicë
Deputeti i Guxo që votoi kundër Rezolutës për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së: Jam krenar për veprimin që e kam…
E tëra nisi pas Buzhala i tha “trus qaty”. Rexhaj i tha “mbylle gojën”.

Kjo e acaroi Buzhalën i cili u drejtua nga ai me fjalet “robtë t’i … laper” duke e goditur dhe kapur për jakës së xhaketës.

Është dashur ndërhyrja e drejtuesit të emisionit Blendi Fevziu për të qetësuar situatën.

Buzhala pastaj iu ankua Fevziu se i ka sjellë në debat një “zhurmues”.