Një 64-vjeçar nga Berati mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme. Policia ka sqaruar përmes një njoftimi sot, se 64-vjeçari është qëlluar me çifte nga një 16-vjeçar, ky i fundit i arrestuar në flagrancë nga efektivët blu.
E.Xh, 16 vjeç, banues në Drobonik Berat u arrestua pasi rreth orës 06.00 të mëngjesit të së premtes në vendin e quajtur “Rripat e Kishës” , në momentin që ka qenë duke gjuajtur kafshë të egra me armë gjahu teke, ka plagosur R. G, 64 vjeç, banues në Berat. 64-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.
16-vjeçari akuzohet për veprën penale “Plagosjes së rëndë nga pakujdesia”.