Milani konfirmon edhe njëherë tjetër sezonin shumë negativ që po zhvillon duke humbur edhe në transfertën e Reggio Emilias përballë Sassuolos. Domenico Berardi, Milanin e ka skuadrën e tij të preferuar dhe pasi shkarkoi Massimiliano Allegrin nga detyra 16 muaj më parë me më një poker golash sulmuesi i talentuar i Sassuolos realizoi tre herë edhe mesditën e kësaj të Diele duke i dhënë fitoren 3-2 skuadrës së Di Francescos. Në Mapei Stadium ku në stolin e Milanit u rishfaq edhe Stephan El Sharaawy pas dëmtimit 6-mujor ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të. Një goditje pa shumë pretendime e Berardit nga distanca nuk u prit sic duhet nga Diego Lopez që arriti ta kontrollonte topin kur pjesa më e madhe e tij e kishte kaluar vijën fatale. Për asistenin e vijës fundore ishte gol, gafë më të vërtetë e rëndë e Diego Lopez, Milani duhet të niste gjithcka nga disavantazhi 1-0. Reagimi i kuqezinjëve mungoi dhe në të 31-tën Berardi shënoi edhe golin e dytë personal duke i cuar shifrat në 2-0. Por pa kaluar ende 2 minuta Bonaventura riktheu skuadrën e Inzaghit në ndeshje duke rihapur takim me golin e 2-1. Milani arriti të gjente barazimin në minutën e 51-të me mbrojtësin brazilian Alex, por ndeshja u vështirësua për kuqezinjtë kur Bonaventura 6 minuta më pas mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë të tijët me një lojtar më pak. Nga ky moment ndeshja foli e gjitha për Sassuolon që gjeti golin e fitores sërish me Berardin në të 78-tën duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme. Në fund Milani mbeti me lojtarë pasi kryesori Guida i tregoi në fytyrë kartonin e kuq edhe Susos për një ndërhyrje të rëndë ndaj Maganellit. Për tu përmendur rikthimi El Sharaawy-it, në fushat blerta me sulmuesin e kombëtares italiane që hyri në fushë në minutën e 78-të.
Berardi “macja e zezë e Milanit, fundoset Inzaghi
NGA KATEGORIA