Beqiri sqaron se pse e quajti “klloshar” shoferin e Aida Dërgutit, thotë se u provokua

E publikuar: 11/04/2017 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur lidhur me publikimin e një videoje, ku dëgjohet duke i thënë një personi “klloshar”.

Ngjarja kishte ndodhur të dielën në Koshare.

Ai tha se fjalët e tilla nuk janë në fjalorin e tij, por siç tha ai kjo kishte ndodhur pas provokimeve të rënda që i janë bërë atij dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit.

Shefi i GP-së së LDK-së tha se personi që e ka ofenduar atë është Dan Deliu, e që sipas tij është shoferi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.