Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni është i papranueshëm.
“Edhe grupi ynë parlamentar ndan shqetësimin për ndalimin e z.Haradinaj, dhe një veprim të tillë e konsiderojmë të pa pranueshëm. Një gjë e tillë dëmton raportet tona me një shtet që e kemi konsideruar si shtet mik ndaj Kosovës”, ka thënë Beqiri.
Ai më pas ka theksuar se kërkojnë nga shteti slloven që Haradinaj të lirohet dhe të kthehet menjëherë në Kosovë.