Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se njoftimin për shkrirjen e LDD-së në LDK e mori vesh prej komunikatës se kryesisë së LDD, që u transmetua në portale.
Beqiri e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se nuk është hera e parë që njerëz të LDD-së kalojnë në LDK.
Në emisionin “Rrokum Rroll”, me Fidan Jupollin, në TV Rrokum, Beqiri tha se nuk ka pasur marrëveshje paraprake me LDD-në për këtë shkrirje.
I pyetur nëse LK-ja do të forcohet me kthimin e anëtarësisë LDD-së në partinë e Isa Mustafës, Beqiri tha se “pavarësisht numrit të anëtarësisë së LDD-së, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëhet më e fuqishme”.
Ndërsa, sa i takon zgjedhjeve të brendshme, Beqiri tha se ky vendim i LDD-së nuk do të ketë ndikim në zgjedhjet e LDK-së, sepse shumica e degëve i kanë kryer proceset e brendshme zgjedhore.