Me deklaratat e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziit për djegien e veturës dhe keqpërdorimin e saj nuk po pajtohet Ismet Beqiri.
Ai në një prononcim për Express ka thënë se veturën e LDK-së nuk e përdori për punë private.
“Nuk kam qenë në asnjë punë private me veturë, por kemi qenë me punë të partisë. Bile unë mund të them se po punojë për partinë dhe po bëj punë, e jo si do do që sheshin vetëm mend dhe fjalë”.
“Është çuditshme se si për dikë më e rëndësishme qenka djegia e një veture të partisë, se sa akti dhe dhuna që po ushtrohet. Në një vend demokratik veturën mund ta parkosh ku të duash, s’ka rëndësi në oborr apo në parti. Por tek ne kjo nuk po lejohet. Sa për rikujtim të para disa ditë me është sulmuar edhe zyra ime e edhe zyra e LDK”, ka thënë Ismet Beqiri për Express.
“Unë nuk po dua të bëj komente shumë për deklaratë e Hazirit, por dua ta sqaroj se vetura është në dispozicion të partisë 24 orë, dhe kemi të drejt ta përdorim. Nuk kam qenë në asnjë punë private me veturë, por kemi qenë me punë të partisë. Bile unë mund të them se po punoj për partinë dhe po bëj punë, e jo si do do që sheshin vetëm mend dhe fjalë”, ka thënë Beiqri.
Beqiri nuk ka pranuar të flasë lidhur me atë se çfarë qëllime mund të ketë deklarata e Hazirit në drejtim të tij.
“Nuk kam çka them për ketë. Pyeteni atë, ai edhe mund të thotë arsyen”, ka thënë Beqiri.

















