Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se të mërkurën do të mbahet Kuvendi i parë i komunave me shumicë serbe. I pranishëm në këtë Kuvend, do të jetë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
Pos tij, në këtë Kuvend pritet të marr pjesë edhe zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq dhe ministra të tjerë nga Lista Serbe, raporton Gazeta Tribuna.
Qeveria serbe, e konsideron se Stojanoviqin dhe ministrat si zyrtar shtetëror por si zyrtarë të lartë krahinor.
Kuvendi i komunave me shumicë serbe do të mbahet në Graçanicë.